Qka janë fazat tjera në qasje ose “phased-in approach”?
Fazat tjera në qasje ose “phased-in approach” do të thotë që ne punojmë për të transferuar studentët tanë përsëri në ndërtesat shkollore. Deri sa ne fillojmë me mësimet virtuale, pasi komuniteti ynë bëhet më i sigurt dhe ne i plotësojmë kriteret tona të tranzicionit, ne planifikojmë të kalojmë në një model hibrid të të mësuarit, pastaj me mësimet e plota në person.
Fazat tjera në qasje ose “phased-in approach” do të thotë që ne njëkohësisht vlerësojmë sigurinë dhe kthimin e studentëve dhe stafit tonë në shkollë. Kjo na lejon të kemi një fleksibilitet pasi që mjedisi ynë përmirësohet ose përkeqësohet.
Qka do të thotë mësimi virtual në rritje ose “enhanced virtual learning”?
Mësimi virtual në rritje ose “enhanced virtual learning” është ndryshe nga mësimet virtuale që ne kemi bërë në pranverë, që është krijuar në një kohë të shkurtë, por nuk ishte ndonjë veprim i vogël nga mësimdhënësit tanë. Për të rritur mësimet tona virtuale rreth e përqark ne kemi shiquar gjitha reagimet nga stafi dhe prindërit dhe më tepër kemi edukuar vetëvetën se si më mirë të shërbejmë studentët dhe mësimdhënësit në internet. Tani që ne kemi pasur më shumë kohë për të planifikuar dhe përgatitur, ne jemi të sigurt se studentët dhe familjet do të kenë një eksperiencë shumë më të mirë në mësimet virtuale.
Mësimet virtuale në rritje do të duken si:
-
Ndërveprime më të mëdha me shoqërinë dhe mësimdhënësit
-
Fokus më të madhë në barazi dhe nevojat shoqërore-emocionale dhe mendore të studentëve dhe stafit
-
Rritjet e të mësuarit sinkron ose “synchronous”, që do të thot studentët angazhohen në mësim në të njëjtën kohë si bashkëmoshatarët e tyre
-
Mundësi që grupe të vogla të vijnë në shkollë dhe ballë për ballë të mësojnë, dhe më tepër.
Unë e vërej se kur nuk ka student në ndërtesat shkollore paraqet një sfidë për familjet tona. Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me ju të ju mbështesim juve dhe studentët tuaj në këtë kohë të rëndë, me një fokus të veqantë me anëtarët e komuniteti tonë më të rëndësishëm.